Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy zyrtarë rusë non grata në Kosovë, Rusia refuzon të përgjigjet

Ambasada e Rusisë në Serbi ka refuzuar të komentojë vendimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që dy diplomatë rusë të shpallen non grata.

Të premten, Osmani njoftoi se dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës ruse janë shpallur persona non grata në Kosovë. Ajo ka thënë se ky vendim ka ardhur për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, që ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Deri më tani, s’ka koment”, ka thënë zëdhënësi i kësaj ambasade për “TASS”.