Arbëri

Partitë pajtohen për parimet dialogut, status quo-ja e dëmshme për Kosovën

Foto: KP
 

Partitë politike parlamentare shprehen njëzëri për parimet e dialogut. Dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) pajtohen me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) se marrëveshja finale me Serbinë duhet të jetë për njohje reciproke në kufijtë aktual dhe duke ruajtur kushtetutshmërinë e vendit. Megjithatë, theksohet se status quo-ja e dialogut po e dëmton Kosovën dhe mungesa e një marrëveshje finale po e pengon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

Në konferencën e sotme të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) për ndikimin e dialogut në politikën e jashtme, u kërkua edhe prezencë më e madhe diplomatike të Kosovën në arenën ndërkombëtare.