Arbëri

Osmani e Kurti: Me rekrutët e rinj në FSK Kosova është më e sigurt

Ka nisur ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se FSK-ja nga sot do i forcon radhët e veta dhe nga sot, Kosova është më e fortë.

“Këta 180 rekrutë janë pjesë e Ushtrisë. Si komandante supreme e FSK-së jam jashtëzakonisht krenare që po e shoh çdo ditë përparimin e FSK-së. Jam krenare që në mesin e rekrutëve shoh 12 gra. Hapja e FSK-së ndaj vajzave dhe grave nuk është nevojë por edhe domosdoshmëri. E ardhmja garantohet duke ndërtuar ata, prandaj sot po zgjerohet baza e forcave tona të armatosura. Forca jonë është në funksion të mbrojtjes së sovranitetit dhe paprekshmërisë së territorit”, thuhet në njoftim.

Tutje, kryeministri Albin Kurti ka thënë se rekrutët do t’i shërbejnë atdheut dhe mbrojtjes së territorit.

“Duke qenë pjesë e FSK-së, ju keni nderin t’i shërbeni vendit përkrah aleatëve, ushtarëve të NATO-s karshi paqes globale. Tash e tutje do të shërbeni në Forcën që po zhvillohet çdo ditë e më shumë. Rritja e buxhetit për Ministrinë dhe forcës tregon përkushtimin tonë për forcimin e paqes”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, gjeneralja e FSK-së, Irfete Spahiu, ka thënë se si kurrë më parë, stërvitja ushtarake bazë është zhvilluar në kushte pandemie, por që nuk e ka zbehur përkushtimin maksimal.

“Ishte një nga gjeneratat me rezultatet më të mira që ka pasur KDS-ja(Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes). Kjo gjeneratë ka vendosur një standard të ri të performancës."

 
Betimi i rekrutëve të rinj të FSK-së ?

Betimi i rekrutëve të rinj të FSK-së ? https://bit.ly/2ZcnWIC

Posted by Koha.net on Friday, October 22, 2021