Në 24 orët e fundit në Shqipëri tetë persona kanë humbur betejën me COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 659 raste të reja me koronavirus nga testimi i 3934 mostrave.
Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 543 qytetarë.
Janë 6397 raste aktive.
Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 179.463 raste pozitive me koronavirus, 2849 qytetarë kanë humbur betejën me virusin, ndërsa janë shëruar 170.217.