Arbëri

Të mërkurën fillon asfaltimi i rrugës Brezovicë – Qendra e Skijimit

Të mërkurën do të nisë asfaltimi i rrugës Regjonale R210 – Segmenti Brezovicë – Qendra e Skijimit, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës.

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se kjo rrugë do të jetë e pakalueshme deri më 23 tetor.

“Ju njoftojmë se duke filluar nga nesër, 20 Tetor (E Mërkurë), do të bëhet asfaltimi i rrugës Regjionale R210 - Segmenti Brezovicë - Qendra e Skijimit. Për ditën e nesërme do të asfaltohet shtresa qarkulluese në gjatësi prej 4.5 km. Njoftojmë të gjithë qytetarët se rruga është e pakalueshme deri më datë 23 Tetor, ora 16:00 (E Shtunë)”, thuhet nga MI-ja.