46 ankesa për parregullsi në ditën e votimit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka njoftuar se në 24-orëshin e parë pas mbylljes së vendvotimeve në zgjedhjet lokale, ka pranuar 46 ankesa me pretendime për parregullsi.
Sipas PZAP-së, ankesat kanë qenë për thyerje të heshtjes zgjedhore – sponsorizim i postimeve në Facebook, thirrje për të votuar përmes SMS-ve, thirrje për të votuar përmes rrjetit social Facebook, vendosja e posterit në afërsi të Qendrave të Votimit, postim i një fotografie me përmbajtje elektorale në rrjetin social, shpërndarje e videove, fotove me përmbajtje elektorale në rrjetin social, thyerje e heshtjes zgjedhore - thirrje për të votuar nëpërmjet postimit të fotos se fëmijëve në rrjete sociale, nuk i është mundësuar votimi në vendvotim, ankesa për shkak të mungesës së votave, parregullsi në vendvotime, parregullsi gjatë numërimit të votave nga ana e KVV-ve, grumbullimi i njerëzve si presion ndaj votuesve për të votuar subjektin e caktuar politik, fletëvotime te pavulosura etj.
