Arbëri

Boiken Abazi jep dorëheqje nga pozita e udhëheqësit të Vetëvendosjes në Shqipëri

Boiken Abazi ka njoftuar me anë të një statusi në Facebook se duke filluar që nga dita e sotme ai nuk do të jetë më drejtor i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri.

Abazi shkruan se që prej datës 15 shtator kishte paraqitur në zyrën e Albin Kurtit dorëheqjen e tij të parevokueshme. Arsyeja e këtij vendimi, sipas Abazit, është rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit ku Lëvizja Vetëvendosja në Shqipëri nuk arriti të merrte mbështetjen dhe votat e parashikuara.

“Në datën 15 shtator unë kam paraqitur dorëheqjen time të parevokueshme nga pozicioni i drejtorit ekzekutiv i Qendrës së Lëvizjes në Shqipëri, gjë që e kisha diskutuar edhe pas zgjedhjeve në Bordin e Qendrës, për të mbajtur përgjegjësitë e mia për rezultatet në Shqipëri. Kam pritur ta bëj këtë gjë publike, për shkak të situatës në veri të Kosovës dhe raundit të parë të zgjedhjeve lokale. Për hapat e radhës në Shqipëri jemi duke i vazhduar diskutimet”, ka njoftuar Abazi.

 

Të dielen e kaluam bashkë me Albinin në selinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ndoqëm mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve...

Posted by Boiken Abazi on Monday, October 18, 2021