1 perditesime
Arbëri

Përfundon numërimi i votave në Prishtinë dhe Prizren

Përfundon numërimi i votave në Prishtinë dhe Prizren
FOTO: KOHA/Ilustrim
13:13

Përfundon numërimi i votave në Prishtinë dhe Prizren

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në komunën e Prishtinës dhe Prizrenit.

Sipas rezultateve preliminare, në Prishtinë, Arben Vitia i VV-së është i pari me 35.433 vota apo 42.33 për qind. Vitia do të garojë në balotazh më 14 nëntor me Përparim Ramën e LDK-së që mori 24.572 vota apo 29.35 për qind.

Uran Ismaili i PDK-së u rendit i treti me 18.119 vota apo 21.64 për qind, pasuar nga Daut Haradinaj i AAK-së me 3.769 vota apo 4.50 përqind dhe Gëzim Mehmeti i AKR-së me 1.582 vota apo 1.89 për qind.

Në Prizren, Mytaher Haskuka ka marrë 23.504 vota apo 40.43 për qind. Haskuka do të shkojë në balotazh me Shaqir Totajn e PDK-së, që mori 18.078 vota apo 31.10 për qind.

I treti është Anton Quni i LDK-së me 8.705 vota apo 14.98 për qind.

11:45

Përfundon numërimi i votave në 30 komuna

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 30 komuna të Kosovës.

Procesi i numërimit ka përfunduar në Deçan, Gjakovë, Drenas, Dragash, Istog, Klinë, Fushë-Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut, ndërsa kanë mbetur edhe 8 komuna për t'u përfunduar.

Më poshtë mund t'i shihni rezultatet preliminare nga komunat ku ka përfunduar numërimi i votave:

Në Deçan ka fituar bindshëm kandidati i AAK-së, Bashkim Ramosaj, me 9.469 vota apo 65.17 për qind.

Në Gjakovë do të ketë balotazh mes Ardian Gjinit të AAK-së dhe Mimoza Kusari-Lilës të VV-së. Gjini ka marrë 18.382 vota apo 46 për qind, kurse Kusari-Lila 14.819 vota apo 37.08 për qind.

Në Drenas si rrallëherë do të ketë balotazh. Ramiz Lladrovci i PDK-së do të garojë kundër Demokratëve të Drenasit, të udhëhequr nga Driton Ajazi, në balotazh më 14 nëntor. Lladrovci mori 10.134 vota apo 45.62 për qind, ndërsa Ajazi 6.829 vota apo 30.74 për qind.

Në Dragash do të ketë balotazh. Bexhet Xheladini i LDK-së mori 4.455 vota apo 34.76 për qind, te ksa Shaban Shabani i PDK-së mori 4.318 vota apo 33.69 për qind.

Në Istog, Ilir Ferati i LDK-së mori 7.607 vota apo 40.91 për qind, ndërsa Bekë Berisha i AAK-së ka 4.947 vota apo 26.61 për qind.

Në Klinë, Zenun Elezaj i AAK-së është i pari me 7.291 vota apo 43.10 për qind, kurse Esat Raci i PDK-së ka 4.669 vota apo 27.60 për qind.

Në Fushë-Kosovë, Burim Berisha i LDK-së për pak nuk ia doli të fitonte pa balotazh. Berisha mori 7.842 vota apo 49.96 për qind, kurse Enver Bajçinca i VV-së pati 3.977 vota apo 25.33 për qind.

Qëndron Kastrati e përfundoi garën i pari në Kamenicë. Kastrati mori 5.284 vota apo 32.69 për qind, kurse Kadri Rahimaj i VV-së ka 4.909 vota apo 30.37 për qind.

Në Mitrovicën e Jugut, Bedri Hamza i PDK-së fitoi dukshëm me 16.091 vota apo 53.86 për qind, kurse Agim Bahtiri i VV-së pati vetëm 10.279 vota apo 34.40 për qind.

Në Leposaviq, fitoi bindshëm kandidati i Listë Serbe, Zoran Todiq, me 97.85 për qind të votave.

Edhe në Novobërdë fitoi Sasha Millosheviq i Listës Serbe me 64.09 për qind të votave.

Në Obiliq, kandidati i pavarur Xhafer Gashi mori 5.880 vota apo 48.25 për qind, ndërsa Halil Thaçi i Vetëvendosjes mori 2.437 vota apo 20 për qind.

Në Rahovec, Smajl Latifi i AAK-së mori 9.925 vota apo 47.23 për qind, ndërsa Visar Korenica i VV-së ka 5.206 vota apo 24.78 për qind.

Në Shtime fitoi kandidati i VV-së, Qemajl Aliu me 5.840 vota apo 45.10 për qind, kurse Naim Ismajli i PDK-së mori 5.781 vota apo 44.64 për qind.

Në Shtërpcë fitoi Dalibor Jevtiq i Listë Serbe me 59.36 për qind.

Suhareka u fitua pa balotazh nga Bali Muharremaj i AAK-së me 13.837 vota apo 52.28 për qind. Ai ishte i ndjekur nga kandidati i LDK-së, Ardian Shala, që mori 7.810 vota apo 29.51 për qind.

Ferizaj u fitua bindshëm nga Agim Aliu i PDK-së. Aliu mori 30.441 vota apo 62.53 për qind.

Në Viti, Sokol Haliti ka marrë 8.111 vota apo 41.78 për qind, ndjekur nga Arsim Ademi i VV-së me 6.766 vota apo 34.8 për qind.

Në Vushtrri, PDK-ja doli e para me Feriz Idrizin, që u votua 10.057 herë apo 34.89 për qind. Xhafer Tahiri i LDK-së mori 9.735 vota apo 33.77 për qind.

Në Zubin Potok, Srdjan Vuloviq i Listës Serbe mori 83.49 për qind.

Në Zveçan, Dragisha Milloviq i Listës Serbe mori 98.45 për qind.

Në Malishevë, Ekrem Kastrati i NISMËS mori 7.316 vota apo 34.30 për qind, kurse Isni Kilaj i PDK-së mori 6.200 vota apo 29.07 për qind.

Në Junik, Agron Kuçi i AAK-së pati 1.062 vota apo 47.26 për qind, ndërsa Ruzhdi Shehu i LDK-së mori 851 vota apo 37.87 për qind.

Në Mamushë, Abdulhadi Krasniç i KDTP-së mori 1.346 vota apo 48.72 për qind, kurse Arif Butuç i KATP mori 1.040 vota apo 37.64 për qind.

Në Hanë Elezit, Mehmet Ballazhi i PDK-së mori 2.485 vota apo 50.98 për qind.

Në Graçanicë, Ljiljana Subariq e Listës Serbe mori 77.71 për qind.

Në Ranillug fitoi pa kundërkandidat Katarina Ristiq-Iliq e Listës Serbe.

Në Partesh, Dragan Petkoviq i Listës Serbe mori 75.20 për qind.

Në Kllokot, Vladan Bogdanoviq i Listës Serbe mori 41.45 për qind, ndërsa Strahinja Spasiq i GI SNS mori 36.14 për qind.

Në Mitrovicën e Veriut, Milan Radojeviq mori 91.33 për qind, ndërsa Erden Atiq 8.67 për qind.