Arbëri

Rreth 90% të policëve në Kosovë të vaksinuar kundër COVID

 

(Ekonomia Online) - Rreth 90% e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, janë vaksinuar me vaksinën anti-Covid, ka konfirmuar në një intervistë për Ekonomia Online, kryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi.

Kamberi ka sqaruar se vetëm vitin e kaluar kanë qenë të infektuar mbi 1.500 policë me koronavirus, derisa deri më tani 24 e kanë humbur betejën me Covid-19.