10 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, nga 2.484 mostra të marra apo 0.40 %.
Gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Që nga fillimi i pandemisë 2973 qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19.
Janë regjistruar 160.540 raste me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.
Katër raste të reja janë regjistruar në Prishtinë, dy në Kamenicë, e nga një në Gjilan, Fushë Kosovë, Lipjan e Prizren.
Sot janë shëruar 82 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.894.
Në total numri i rasteve aktive është 673.