Arbëri

Në Pejë po votojnë edhe familjet e izoluara me COVID-19

Descriptive Text

Në komunën e Pejës janë aktualisht 32 persona të testuar pozitiv me Covid-19 të cilët me familjet e tyre gjenden në vetizolim dhe pothuajse të gjithë kanë treguar interesim që të votojnë, përveç dy familjeve me gjithsejtë pesë anëtarë.

Votimin e këtyre familjeve të izoluara shkaku i infektimit me Covid-19, siç tregoi për KOHËN, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik në Pejë, Adnora Nurboja, po ua mundësojnë ekipet mobile. “E kemi personelin e institutit tonë, që ju kanë bashkëngjitur katër ekipeve mobile të KKZ-së, bashkë me policinë dhe inspektorët komunal, që janë vetëm për votim për personat e vetizoluar pozitiv me koronavirus dhe familjarët e tyre”, tha Nurboja.

Ajo tha se çdo person që ka qenë i testuar pozitiv nga data tre tetor janë në listat e institutit dhe këta votues me COVID, siç shtoi Nurboja janë kontaktuar paraprakisht.

“Ata që janë mbi moshën 18 vjeçe me të drejtë vote, kanë shprehë dëshirë dhe vullnet të votojnë dhe ekipet mobile kanë shkuar te ato familje. Nuk kemi pas refuzime, përveç dy familjeve me dy dhe tre anëtarë, të cilët nuk kanë shprehur interesim të votojnë”, tha Nurboja.