Arbëri

AP: Kosova voton për zgjedhjet komunale, Prishtina në fokus

Foto: AP
 

Media prestigjioze ndërkombëtare po shkruajnë për zgjedhjet lokale të cilat po zhvillohen në Kosovë.

Associated Press ka shkruar se në fokus kryesor të këtyre zgjedhjeve është Prishtina, në të cilën, siç thuhet, partia e krahut të majtë, e cila tashmë udhëheq Qeverinë e Kosovës, po synon ta marrë pushtetit, përmes nominimit për kryetar të saj, të ish-ministrit të Shëndetësisë.