Arbëri

Policia apelon te qytetarët të respektohet masat anti-COVID

Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët që të respektohen masat anti-COVID gjatë procesit të votimit.

Nga Policia e Kosovës është thënë se po merren gjitha veprimet e saj komfor planifikimeve operacioneve.

Sa i përket zbatimit të masave, ka thënë se po bën kontrolle të vazhdueshme.

“Me qëllim të zbatimit të masave, janë duke u aplikuar kontrolle të vazhdueshme ndaj atyre që nuk zbatojnë masat anti-Covid-19, dhe masa ligjore janë ndërmarr dhe po ndërmerren në vazhdimësi. Policia e Kosovës apelon te të gjithë qytetarët që të respektojnë vendimet e marra nga qeveria e vendit, me qëllim që të ruajmë shëndetin publik si dhe të pamundësohet përhapja e mëtejme e virusit”, ka njoftuar Policia e Kosovës.