Arbëri

Puna e Ekzekutivit: Nga 311 aktivitete të planifikuara, u realizuan vetëm 17 për qind

 

Ministria e Mbrojtjes është e vetmja ministri në Qeverinë e Kosovës, e cila ka realizuar të gjitha planifikimet e bëra për periudhën mars - shtator. Në një raport të publikuar nga Lëvizja FOL, bëhet e ditur se nga gjithsej 311 aktivitetet e planifikuara, janë realizuar vetëm rreth 17 për qind prej tyre.

Qeveria e Kosovës nuk ka arritur t’i përfundojë aktivitetet e planifikuara për periudhën mars-shtator.

Në prezantimin e nivelit të përmbushjes së Planit të Punës të Qeverisë, nga Lëvizja Fol në bashkëpunim me Institutin e Prishtinës për Studime Politike, u tha se nga 311 aktivitete të planifikuara, janë përfunduar vetëm rreth 17 për qind prej tyre.