Gjeneralmajori i ushtrisë së Hungarisë, Ferenc Kajari, do të jetë komandanti i ri i KFOR-it. Ndërrimi i komandës është bërë sot në një ceremoni që u mbajt tek shtabti i KFOR-it në Prishtinë, në ora 11:00.
Gjeneral Majori i ushtrisë Italiane, Franco Federici, ia dorëzoi Komandën e KFOR -it Gjeneral Majorit të Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari.
Prezent në këtë ceremoni është parë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla./KSP/