Arbëri

Rusia për tensionet në veri: Kosova po provokon përplasje të hapur

Foto: AP
 

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar për situatën e shkaktuar të mërkurën në veri të Kosovës pas aksionit të Policisë së Kosovës për të luftuar kontrabandën.

Dje Policia ndërmori aksion në disa komuna të Kosovës duke arrestuar disa qytetarë për kontrabandë me mallra. Aksioni, që përfshiu edhe komunat në veri të vendit, u përcoll me tensione pasi që qytetarët atje kundërshtuan aksionin. Si pasojë e përplasjes, lëndime pësuan disa policë.