Arbëri

​KMDLNJ-ja reagon ndaj Borrellit për deklaratën rreth aksionit në veri

Josep Borrell
 

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar ndaj deklaratës së shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell rreth aksionit të Policisë së Kosovës në veri p ër luftim të kontrabandës.

Kryediplomati evropian e quajti këtë aksion policor “veprim të njëanshëm, të pakoordinuar dhe të papranueshëm”, ndonëse ai i ishte ndërmarrë kundër krimit të organizuar.