Dëshmitari i katërt i mbrojtur, me kodin “W03594”, të enjten e ka vazhduar dëshminë e tij në gjykimin ndaj Salih Mustafës në Hagë, ku gjatë parashtrimit të pyetjeve nga mbrojtësja e viktimave, Anni Pues dhe trupi gjykues, seanca është mbajtur e mbyllur për publikun.
Ndryshe, në këtë seancë avokati mbrojtës i Mustafës, Julius Von Bone, ka bërë të ditur se nuk kanë pyetje shtesë për dëshmitarin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas kthimit, nga seanca private në atë publike, kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt- Foglia, ka bërë të ditur se do të mbajnë një pauzë në kohëzgjatje prej një ore për shkaqe të organizimit teknik. Seanca ka rinisur tashmë. /BetimiPërDrejtësi