Arbëri

Çka kontrabandohet më së shumti nga Serbia

Policia e Kosovës gjatë aksionit të djeshëm në Mitrovicë të Veriut (Foto: AP)
 

Pije, produkte ushqimore, aksesorë të ndryshëm dhe herë pas here duhan, janë disa prej mallrave që së fundmi po hyjnë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, pohojnë nga Doganat e Kosovës.

Kontrabandistët po shfrytëzojnë shtigje të ndryshme malore që t’i fusin ilegalisht në Kosovë këto mallra.