Arbëri

Rritet presioni për Asociacionin

Analistët presin që Asociacioni të themelohet në kuadër të marrëveshjes finale me Serbinë dhe që të jetë një model i suksesshëm evropian
 

Njohës të rrethanave kanë paralajmëruar shtim të presionit mbi Qeverinë e Kosovës për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Këtë e kanë bazuar në deklaratat e zyrtarëve të Bashkimit Evropian pas marrëveshjes së arritur për targat. Por, sipas tyre, Qeveria duhet të insistojë në dy parime kur në rend dite të vijë çështja e Asociacionit

Prishtinë, 10 tetor - Shmangia e diskutimeve për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe po konsiderohet i vështirë pas paralajmërimit që dha Bashkimi Evropian.

Pas marrëveshjes së fundit që i dha fund bllokadës disaditore në veriun e Kosovës, emisari i dialogut tha se Asociacioni është tema së cilës duhet dhënë zgjidhje.