Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot shefin e misionit të UNMIK-ut, Zahir Tanin dhe sipas njoftimit, ai ka pasur një lutje për të, “të shfrytëzojë ndikimin e tij për t’ia tërhequr vërejtjen Prishtinës”.
“Vuçiq dhe Tanin janë pajtuar se prania e UNMIK-ut është e rëndësishme për ruajtjen e stabilitetit në krahinën jugore, e Vuçiqi e ka lutur Taninin që të shfrytëzojë ndikimin e tij që t’ia tërheqë vërejtjen Prishtinës se me masat e saj të njëanshme dhe provokative po e rrit tensionin dhe po e cenon paqen e stabilitetin në rajon”, thuhet në komunikatën e presidencës serbe pas takimit.
Sipas njoftimit, Tanini e ka falënderuar Vuçiqin për bashkëpunim dhe bisedat telefonike edhe në kohë pandemie.
Roli i UNMIK-ut në Kosovë që prej shpalljes së pavarësisë është i vogël.