Arbëri

Kërkohet ndryshimi i Projektligjit për rrjetet e komunikimeve elektronike

 

Në dëgjimin publik për Projektligjin për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë, operatorët kabllorë kërkuan shkurtimin e afateve kohore për kthimin e përgjigjeve për ankesa dhe tarifa standarde për infrastrukturë.

Deputeti Driton Hyseni, kryesues i Grupit punues në kuadër të Komisionit për Ekonomi, ka thënë se projektligji duhet të jetë sa më funksional, i dobishëm për të gjithë operatorët.