Drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, ka thënë se një kampion që po eksportonte mall në Gjermani, është bllokuar nga autoritetet serbe, pasi në dokument shkruan RKS.
“Sapo më njoftoj një prodhues që eksporton në Gjermani se kamioni që kalon transit përmes Serbisë i është bllokuar nga autoritetet serbe. Arsyeja e bllokimit është se në dokument shkruan RKS dhe përmes marrëveshjes së re autoritet serbe nuk e pranojnë asnjë dokument ku shkruan RKS edhe pse është i destinuar për vendet tjera. Do të thotë bllokadat, pengesat dhe vështirësitë me të cilat përballen kompanitë kosovare nuk kanë të ndalur. Menjëherë duhet të reagojnë institucionet e Kosovës!!” – ka shkruar Panxha në Facebook.
-
Mallrat serbe s’po lejohen të hyjnë në Kosovë
-
Sveçla: Mallrat serbe nuk mund të hyjnë në Kosovë
-
Serbia ndalon transitin e mallrave, Kosova ende pa asnjë veprim
-
Nga nesër do të ketë ndërprerje të qarkullimit të kamionëve në të gjitha pikat kufitare me Serbinë
-
Sarrazin: Dhamë garanci që të lejohet kalimi i mallrave serbe