Pesë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të shtunën, derisa nga 4.279 testime, 549 persona kanë rezultuar pozitivë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 865 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 159.439.
Që nga fillimi i pandemisë në Shqipërisë kanë vdekur 2.710 persona, derisa pozitivë kanë rezultuar 171.327 të tjerë. Numri i rasteve aktive është 9.178.