Arbëri

7 të vdekur e 647 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

7 të vdekur e 647 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se shtatë persona kanë vdekur në 24 orët e fundit, si pasojë e COVID-19.

Sipas Ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 647 raste pozitive nga testimi i 4,139 të dyshuarve për koronavirus.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.