Arbëri

Kurti kërkon prani të vëzhguesve të BE-së në zgjedhje, sidomos në veri

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar prezencë të vëzhguesëve të Bashkimit Evropian për zgjedhjet lokale. Ai ka vlerësuar këtë sidomos të domosdoshme në komunat e banuara me shumicë serbe, me theks të veçantë në veri të Kosovës.

Kurti e ka thënë këtë gjatë takimit sot me shefin e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Lukas Mandl.