Arbëri

Mbi tremijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

koronavirusi

Në tërë nivel të vendit aktualisht janë 3.605 raste aktive me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se e para komunë për nga numri i rasteve aktive është Prishtina me 642 raste, pasuar nga Prizreni 315 raste, Ferizaj 211, Peja 205, Mitrovica 184, Podujeva 182, Gjilani 180, Klinë 170, Fushë-Kosova 137, Skenderaj 118, e të tjera.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 591 pacientë, derisa janë infektuar 23 persona. Gjatë kësaj periudhe betejën me koronavirusin e kanë humbur 3 persona.