Arbëri

Komiteti i Helsinkit dënon idenë serbe për bllokimin e shqiptarëve të Luginës

 

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e Njeriut në Serbi, ka shprehur shqetësimin për gjuhën toksike që po e përdorë Serbia zyrtare.

Komiteti posaçërisht ka tërhequr vëmendjen mbi kërcënimin e të cilin e ka dërguar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se “Ekziston ideja për t’ju ‘prerë rrugën’ shqiptarëve dhe që “Ekziston ideja e madhe që të mbyllet Konçuli dhe të lirohen të kalojnë vetëm serbët, që të mos ketë kontakte mes shqiptarëve të Bujanocit dhe Medvegjës me shqiptarët e Kosovës”.