Gjatë kësaj jave pritet të mbajë mot i vranët dhe me kushte të ndryshueshme meteorologjike. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do ketë vranësira të dendura që ditëve në vijim mund të krijojnë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
“Reshjet do të vazhdojnë kohë pas kohe deri ditën e premte me intensitet të ndryshueshëm, ku më pas do të ketë ngritje të lehta të temperaturave”, thuhet në njoftim.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.”