Java e fundit e muajit shtator do të vijojë me kushte të ndryshueshme meteorologjike, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas IHMK-së, gjatë javës që jen do të ketë vranësira të dendura, derisa nga e marta do krijohen kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
“Reshjet do të vazhdojnë kohë pas kohe deri ditën e premte me intensitet të ndryshueshëm, ku më pas do të ketë ngritje të lehta të temperaturave”, thuhet tutje në njoftim.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-28 gradë.
“Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.”