Arbëri

Haradinaj thotë se iu përgjigj ftesës për takim, por nuk e gjeti Kurtin në zyrë

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ai i është përgjigjur kërkesës për takim sot me kryeministrin Kurti, mirëpo kishte shkuar për takim në ora 9:00, ndërkaq siç ka thënë, në atë kohë kryeministri nuk ishte në zyrën e tij.

Haradinaj ka shtuar përmes një statusi në Facebook se qëndrimi i tij për situatën në veri është i qartrë, se Kosova duhet të mbrohet edhe me jetë.