Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj thotë se iu përgjigj ftesës për takim, por nuk e gjeti Kurtin në zyrë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ai i është përgjigjur kërkesës për takim sot me kryeministrin Kurti, mirëpo kishte shkuar për takim në ora 9:00, ndërkaq siç ka thënë, në atë kohë kryeministri nuk ishte në zyrën e tij.

Haradinaj ka shtuar përmes një statusi në Facebook se qëndrimi i tij për situatën në veri është i qartrë, se Kosova duhet të mbrohet edhe me jetë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai po ashtu ka thënë, se koordinimi me aleatët duhet të jetë i përhershëm.

“I jam përgjigjur kërkesës për takim me Kryeministrin në orën 9 dhe unë në këtë orë isha në zyrën e tij, por ai nuk ishte aty! Takimi do të duhej të ishte informativ për situatën e sigurisë në veri. Qëndrimi im për situatën në veri është i qartë dhe ai nuk ndryshon kurrë, pavarësisht nëse vjen kryeministri në takim apo jo! Kosova duhet të mbrohet edhe me jetë. Gjithmonë me mbrojtësit e Kosovës! Unë kam qenë dhe jam në Kosovë dhe për Kosovën në çdo kohë dhe situatë. Koordinimi me aleatët tanë duhet të jetë i përhershëm!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.