Arbëri

Moti me diell sot në Kosovë

moti ne kosove - parashikimi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së shtunë, në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të shënojnë rënie të theksuara dhe do të jenë tipike vjeshtore.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.