Arbëri

10 të vdekur e 826 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

 

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se 10 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit, pozitivë për koronavirus kanë rezultuar 826 persona, nga 5,150 sa janë testuar.