Arbëri

Të paraburgosurit në Hagë ankohen për problemet me vizita, ushqim e orar të shkurtër të shëtitjes

Foto: AP
 

Procedura të komplikuara për lëshim të vizave për familjarët që i vizitojnë, shujtat javore të njëjta, problemet me porositë dhe pagesat, zvogëlimi i orarit të shëtitjes gjatë fundjavave si dhe pagesat e vështirësuara për disa nga avokatët, kanë qenë disa nga shqetësimet e të paraburgosurve në Gjykatën Speciale në Hagë, sipas Ministrisë së Drejtësisë.

Kjo ministri ka thënë se të mërkurën dhe të enjten delegacioni i MD-së, në krye me zëvendësministrin Blerim Sallahu, shefin e kabinetit, Genc Nimoni, dhe udhëheqësen e Divizionit për Mbrojtje Juridike dhe Mbështetje Financiare, Pranvera Ejupi-Hajzeraj kanë zhvilluar takime me të paraburgosurit në Hagë.