Ambasada e SHBA-së në Kosovë i ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë që të marrë hapa të menjëhershëm për ulje të tensioneve.
I ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Nicholas Giacobbe, është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për të diskutuar për këtë çështje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Takim i mirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për riangazhimin në dialogun e ndihmuar nga BE-ja për të zgkjidhur çështjen e targave dhe çështjet tjera. Duhet hapa të menjëhershëm për deeskalimin e tensioneve. Veprimet mund të kenë pasoja të padëshiruar që ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve”, ka shkruar Giacobbe në Twitter.
Good meeting w/ PM @albinkurti on importance of reengaging in the EU-facilitated Dialogue to resolve license plates & other issues. Immediate steps are needed to de-escalate tensions. Actions can have unintended consequences adversely impacting everyday lives of citizens.
— Nicholas J. Giacobbe, Jr (@USAmbKosovo) September 23, 2021