1 perditesime
17:18

Vitia konfirmon rekomandimet, hapen shkollat e çerdhet

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka konfirmuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për masat e reja në përballje me koronavirusin, nga 27 shtatori.

Ai ka konfirmuar se do të ketë hapje të shkollave e të çerdheve dhe do të mundësohet funksionimi i gastronomisë edhe në ambiente të brendshme, por me kushtin që të pranishmit të jenë të vaksinuar.

Lehtësimin e masave, ministri Vitia dhe drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, e kanë arsyetuar me uljen e numrit të rasteve të reja pozitive dhe të atyre të vdekjes.

15:00

Nga e hëna pritet të nisë mësimi në shkolla, hapen edhe çerdhet

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka diskutuar me përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave të Kosovës për masat e reja anti-COVID.

Vitia informoi kryetarët e Komunave me propozim masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi pas datës 27shtator 2021.

Masat që pritet të hyjnë në fuqi janë:

- Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë me datën 27 shtator ku në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës. Në klasat me më shumë se 20 nxënës, mësimi mbahet në dy grupe.

- Institucionet do të punojnë me kapacitete të plota, personeli duhet të ofrojë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse.

- Kufizimi i lëvizjes vazhdon të mbetet i njejtë, nga ora 22:00 – 05:00h.

- Gastronomia do të vazhdojë me të njejtin orar. Lejohet puna brenda lokaleve për personat që ofrojnë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse. Kjo nuk vlenë për ambientet e jashtme të gastronomisë.

- Personeli i sektorit Publik dhe privat, të cilët kanë punë me palë, duhet të janë të vaksinuar ose të ofrojnë dëshmi për testet relevante.