Arbëri

Borrell u bën thirrje Kosovës e Serbisë të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel

 

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politika të Jashtme, Josep Borrell, ka bërë thirrje për një deeskalim të menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës.

Borrell në një komunikatë të lëshuar për media ka thënë se Kosova e Serbia duhet ta shfrytëzojnë dialogun e ndihmuar nga BE-ja si platformë të vetme për të adresuar çështje dhe zgjidhur çështje të hapura.