Arbëri

Partitë s’i respektojnë masat, AUV-i thotë se nuk ka hasur në shkelje

 

Partitë Politike nuk u janë përmbajtur zotimeve për mosmbajtjen e tubimeve elektorale për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Ato kanë shkelur edhe masat e vendosura nga Qeveria. Ndërkohë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës thotë se nuk ka hasur në shkelje, e nga Policia nuk kanë treguar nëse kanë gjobitur ndonjë parti për shkelje të masave

Tubime me më shumë se 50 persona në ambiente të jashtme, simpatizantë pa maska dhe tubime në ambiente të mbyllura janë hasur në këto pesë ditë të fushatës për zgjedhjet lokale të organizuara nga partitë politike.

Por, këto shkelje sipas zëdhënësit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Lamir Thaçi, nuk janë hasur nga ana e inspektorëve sanitarë që veprojnë në kuadër të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.