Ambasada e SHBA-së në Kosovë i ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë që të ulin tensionet.
Sot Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka vendosur që ta bëjë obligative për veturat që hyjnë nga Serbia në Kosovë për t’u pajisur me targa të përkohshme të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNgjashëm tash e shumë vite qytetarët e Kosovës që hyjnë në Serbi nga Kosova duhet të pajisen me targa të përkohshme të Serbisë.
Pas reagimit të Bashkimit Evropian për ulje të tensioneve ka reaguar edhe Ambasada e SHBA-së.
“I bashkohemi BE-së në thirrjet ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet e mëtejshme të njëanshme e të zvogëlojnë tensionet menjëherë, pa vonesa”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Twitter.
We join the European Union in calling on Kosovo and Serbia to exercise restraint, refrain from further unilateral actions, and reduce tensions--immediately, without delay.
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) September 20, 2021