Arbëri

Zëdhënësi i BE-së i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i ulin tensionet

 

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i ulin tensionet dhe të përmbahen nga veprimet e njëanshme. Në një konferencë për media, Stano deklaroi që liria e lëvizjes është kusht bazik i BE-së dhe presin që dy vendet ta promovojnë këtë.

“U bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe t’i ulin tensionet. Kjo të bëhet menjëherë dhe pa vonesë”, është shprehur Stano.