Arbëri

Sivjet në Kosovë u importuan 72 kilogramë ar

Foto: Alban Bujari / Koha / Arkiv
 

Gjatë pandemisë, në vitin 2021, në Kosovë ka pasur rritje të importit të arit në Kosovë, tregojnë të dhënat zyrtare të Doganës së Kosovës. Nga janari i këtij viti e deri në gusht, janë importuar mbi 72 kilogramë metale të çmuara, apo rreth 30 kilogramë më shumë sesa vitin e kaluar.

Në vitin 2020 ishin importuar rreth 33 kilogramë, më 2019 45 kilogramë, në vitin 2018 rreth 56 kilogramë dhe në vitin 2017 ishin importuar 44 kilogramë ari.