Distria Krasniqi e Nora Gjakova do të marrin pagë e pension të veçantë nga Ushtria Shqiptare

Distria Krasniqi e Nora Gjakova do të marrin pagë e pension të veçantë nga Ushtria Shqiptare
Dy xhudistet kosovare, Distria Krasniqi e Nora Gjakova, do të marrin pagë dhe pension të veçantë si anëtare nderi të Ushtrisë Shqiptare, është bërë e ditur nga trajneri kampion, Driton Kuka.
Të shtunën, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mbledhjen e parë të Qeverisë së re njoftoi se dy xhudistet do të jenë pjesë e një njësie speciale në kuadër të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Tani Kuka, në Facebook ka publikuar vendimin e plotë që thekson rolin e xhudistëve dhe se ato do të paguhen e do të kenë pension të veçantë.
Në fund ai ka kërkuar që edhe Kosova të nisë me praktikë të tillë.
“Vendimi sot nga Qeveria Shqiptare:Përfshirja në strukturat e Forcave Armatosura të Republikës së Shqipërisë, e dy kampioneve olimpike të Kosovës, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi. Ministria e Mbrojtjes do të krijojë Njësinë Speciale të Kampionëve, të cilët do të kontribuojnë në edukimin fizik e psikologjik të trupave dhe do kenë pagë e më tej pension të veçantë, si anëtarë nderi të ushtrisë”, ka shkruar ai.
Distria Krasniqi e Nora Gjakova do t’u bashkohen Forcave të Armatosura Shqiptare
Xhudistet kosovare Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, fituese të Medaljeve të Arta në Lojërat Olimpike të Tokios do të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Vendimi është bërë me dije nga kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë mbledhjes së parë të qeverisë.
Rama ka thënë se kampionet olimpike kanë shprehur dëshirën të jenë pjesë e FA shqiptare, ndërsa shtoi se nga Ministria e Mbrojtjes do të nisë puna për krijimin e një njësie speciale të kampioneve, në mënyrë që të përfitojnë një status të veçantë për gjithë jetën.
“Vendimi për përfshirjen në strukturat e Forcave tona të Armatosura të dy fitueseve të medaljeve të arta në lojërat Olimpike të Tokio, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova të cilat kanë arritur diçka që është e jashtëzakonshme dhe po ashtu kanë shprehur dëshirën që t’i bashkohen FA të Shqipërisë. Dhe këtu dua të shtoj se me ministrin e Mbrojtjes jemi duke punuar që në FA e Shqipërisë të krijohet një njësi speciale e kampionëve, që meritojnë të trajtohen gjithë jetën me një status të veçantë. Nga përvoja e vendeve të tjera këtë status të veçantë kampionëve ua jep përfshirja në FA dhe nga ana tjetër të jenë aty shembuj rrezatues dhe mentorët e të rinjve me uniformë”, ka thënë Rama, raportojnë mediat në Shqipëri.

Berisha: Rama të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës

Biserko: Policia e Kosovës e menaxhoi profesionalisht aksionin e së dielës

Parlamenti Evropian javën e ardhshme do të diskutojë për situatën në veri

DASH: Nuk mund të barazohet vrasja e policit me atë të sulmuesve

Me Njësinë e qenve, Policia në kërkim të armëve dhe viktimave të tjera potenciale në Banjskë

Osmani: Kosova nën sulm, dialogu s’është më njësoj

Vuçiq: Serbia do ta hetojë vrasjen e policit në veri

Shasha: Ramës i mungon konsistenca, i lexon vetëm fjalimet e Amerikës

Kurti: S’mund të besohet ideja që armët në Banjskë hynë pa përfshirjen e qeverisë serbe

KPK-ja thërret takim të jashtëzakonshëm për shkarkimin e anëtarit Agron Beka

Zyba: Ekstradimi i Radojiçiqit s’është opsioni i vetëm
