Arbëri

Qeveria “Rama 3” betohet në Presidencë

Ka zgjatur pak më tepër se 10 minuta ceremonia e betimit të qeverisë së re të Shqipërisë në Presidencë.

Kryeministri Edi Rama mbërriti në Presidencë vetëm 2 minuta para orarit zyrtar të përcaktuar për betimin e kabinetit të ri qeveritar. Ndryshe nga 4 vjet më parë, kur qeveria e re e përshkoi në këmbë, të gjithë së bashku, rrugën drejt presidencës, kryeministri zgjodhi të shkonte me makinë në ambientet e presidencës dhe ministrat iu bashkuan një nga një.

Qeveria ‘Rama 3’ mori miratimin në parlament me 77 vota pro,  53 kundër dhe 1 abstenim.

Kabineti i mandatit të tretë qeverisës të socialistëve përbëhet nga 15 ministri, nga të cilët 4 ministra pa portofol. 12 ministra janë gra dhe 3 burra.

Programi i qeverisë së re e ka drejtuar fokusin tek rindërtimi pas tërmetit dhe menaxhimi i pandemisë, mirëqenia e qytetarëve; modernizimi për zhvillim të ekonomisë prodhuese, familja dhe forcimi i shtetit ligjor.

Përbërja e kabinetit qeveritar “Rama 3”: 

Arben Ahmetaj– Zv.kryeministër

Ulsi Manja- Ministër i Drejtësisë.

Delina Ibrahimi– Ministër i Financave dhe Ekonomisë

Ogerta Manastirliu– Ministre e Shëndetësisë

Bledi Çuçi– Ministër i Brendshëm

Belinda Balluku– Ministre Energjisë dhe Infrastrukturës

Olta Xhaçka– Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme

Mirela Kumbaro– Ministre e Turizmit dhe Mjedisit

Evis Kushi– Ministre e Arsimit dhe Sportit

Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes

Frida Krifca– Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Elva Margariti – Ministre e Kulturës

Milva Ikonomi – Ministre Shteti Për Standarded dhe Shërbimet

Elisa Spiropali– Ministre Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin

Bora Muzhaqi– Ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët

Edona Bilali– Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes./ Euronews