Arbëri

Kërkohen rezultate për Kosovën nga vizitat e krerëve institucionalë jashtë vendit

 

Vizitat bilaterale dhe pjesëmarrjet në samite dhe forume ndërkombëtare nuk iu munguan krerëve institucionalë gjatë këtij viti. Ani pse shihen si pozitive dhe të rëndësishme në fuqizimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, vlerësohet se munguan rezultatet konkrete, veçmas në lobimin për liberalizimin e vizave.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi thotë për KosovaPress se pavarësisht rëndësisë së pjesëmarrjes në arenën ndërkombëtare, krerët institucionalë duhet të fokusohen edhe në arritjen e rezultateve nga çdo takim. Sipas tij, përveç presidentes Vjosa Osmani që arriti një rezultat për nënshkrimin e marrëveshjes për tregti të lirë me shtetin e Zvicrës, nuk ka parë diçka të prekshme nga vizitat dhe pjesëmarrjen e kryeministrit Albin Kurti në forumet ndërkombëtare.