Arbëri

4 të vdekur e 992 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur katër persona e janë shënuar 992 raste të reja me COVID-19.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 5,480 testime të personave të dyshuar për koronavirus ndërkohë që janë shëruar 843 pacientë.

Ndërkohë, numri i rasteve aktive me COVID-19 aktualisht është 12,744.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 194 pacientë, nga të cilët 32 janë në gjendje më të rënduar.