Arbëri

Osmani takohet me Maasin, kërkon ndihmën e Gjermanisë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, në kuadër të vizitës zyrtare të saj në Gjermani.

Osmani në takim me Maasin ka thënë se Kosova synon të anëtarësohet në BE, OKB dhe organizata tjera ndërkombëtare dhe shpreson që Gjermania të ndihmojë për të arritur këtë qëllim.