Arbëri

Berisha akuzon Ramën se me urdhra të Vuçiqit kritikoi Kosovën

 

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti shqiptar, Sali Berisha, ka kritikuar kryeministrin aktual, Edi Rama, për akuzat që ia bëri Kosovës në konferencën e së martës me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Rama kritikoi Kosovën për refuzimin e saj që të jetë pjesë e iniciativës së “Ballkanit të Hapur” duke thënë se “ajo po bën teori konspiracioni”.