Arbëri

Krasniqi: Kosova s'futet në platforma që ia mundësojnë Serbisë t'ia mohojë shtetësinë

Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se Kosova nuk do të futet në platforma përmes së cilave Serbisë i jepet mundësia ta mohojë shtetësinë e Kosovës. Derisa foli për “Open Ballkan” ajo tha se qëndrimi i Kosovës është i qartë që nuk merr pjesë në formacione derisa Serbia e njeh shtetësinë e saj.

“Qëndrimi i Kosovës është i qartë që nuk e gatshme të jetë pjesë e këtij formacioni, të tre shteteve të Ballkanit Perëndimor sepse Serbia nuk është e gatshme ta njohë Kosovën. Kosova është pjesë e Procesit të Berlinit, edhe pse prezantohet me fusnotë. Në këtë iniciativë rajonale duket se është ndërmarrë në një moment kur kishte zhgënjim nga këto shtete për shkak të ngecjeve në agjendën e zgjerimit. Kosova e ka të qartë atë që nuk do të lejojë të futet në platforma të tilla që i mundësojnë Serbisë në mënyrë të vazhdueshme të mohojë shtetësinë e Kosovës”, ka thënë ajo në Interaktiv të KTV-së.