Arbëri

Policia gjobit PDK-në me 2000 euro për tubimin në Rezallë të Skenderajt

 

Policia e Kosovës ka gjobitur Partinë Demokratike të Kosovës me 2000 euro për shkelje të masave anti-COVID në një tubim në fshatin Rezallë të Skenderajt të dielën në mbrëmje.

Në një njoftim të martën, Policia ka thënë se organizatori s’kishte krijuar kushte për mbajtje të distancës, ndërsa pjesëmarrësit s’kishin bartur maska. Shkelje tjetër ka qenë tejkalimi i numrit të lejuar të pjesëmarrësve në hapësirat e jashtme e tubime publike.